Aktivitet Trajnues: "Inteligjenca Emocionale dhe Stresi"

Shkolla e Magjistraturës, më datë 14 tetor 2024, zhvillon aktivitetin trajnues me temë: “Inteligjenca emocionale dhe menaxhimi i stresit, aftësi thelbësore e magjistratëve për të funksionuar në mënyrë efektive dhe për të mbajtur një performancë të lartë në detyrën e tyre, duke u fokusuar tek identifikimi i ndjenjave, menaxhimi i ndjenjave, identifikimi i ndjenjave të të tjerëve si dhe menaxhimi i marrëdhënieve me të tjerët”, 

Ky aktivitet drejtohet nga: 

Ekspertë: Arta Mandro

Lehtësues: Marta Bej

Qëllimi i këtij trajnimi është: Njohja e magjistratëve me inteligjencën emocionale dhe menaxhimin e stresit si aftësi thelbësore në veprimtarinë e tyre. Aftësimi i magjistratëve për të funksionuar në mënyrë efektive dhe për të mbajtur një performancë të lartë në detyrën e tyre.

Trajnimi do të realizohet duke ndërthurur prezantimet me diskutimin e çështjeve të shtruara (pyetjeve vetë studimorë- pyetje përgjigje) dhe ushtrimeve me raste dhe kazuse praktike & kuize.

Gjatë këtij aktiviteti trajnues do të trajtohen tema të ndryshme, si: 

  • Inteligjenca emocionale (IE)
  • Menaxhimi i stresit
  • Lidhja midis inteligjencës emocionale dhe menaxhimit të stresit
  • Performanca e lartë dhe qëndrueshmëria në detyrë
  • Rekomandime për zhvillimin e IE dhe menaxhimin e stresit te magjistratët
  • Njohja, kuptimi dhe ndikimi i emocioneve të palëve ne proces gjatë gjykimit. Vendosja e ‘kufijve të shëndetshëm’. 
  • Inteligjenca emocionale dhe veçoritë e gjykimit të çështjeve familjare dhe me të mitur. 

Në këtë aktivitet trajnues janë ftuar të marrin pjesë kandidatë për magjistratë të vitit të tretë, gjyqtarë dhe prokurorë të Republikës së Shqipërisë.